Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rrahje në Podujevë

NULL NULL
07.08.2015 10:31

 Policia në Podujevë ka arrestuar tre persona pasiqë të njëjtit pas një zënke janë rrahur mes vete.

Sipas raportit të policisë, njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore, i cili ka pranuar tretman mjekësor.

“Gjatë kontrollit në shtëpitë e tre të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar: një pistoletë me gas e tipit Ekol special 99 me një karikator pa fishekë, një pushkë ajrore, një pushkë automatike AK-47 me një karikator dhe 17 fishekë zjarri, një armë pushkë automatike prodhim kinez me një karikator dhe katër fishekë’ njofton policia.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit të dyshuarve pas intervistimit iu është caktuar masa e ndalimit policor për 48-orë, transmeton Klan Kosova.

 

lajme të ngjashme