Deçan: Tentoi ta vriste nga vetura NULL NULL 03.08.2015 14:43 03.08.2015 14:43 Në qytetin e Deçanit, një ka gjuajtur me armë një tjetër, përderisa ishte duke lëvizur në veturë. Viktima në momentin e ngjarjes kishte qenë duke pirë kafe në njërin nga lokalet e qytetit dhe nga e shtëna është plagosur në këmbë. Atij i është ofruar tretmani mjekësor në spitalin e Pejës. Në stacionin policor është vetëdorëzuar një mashkull duke dorëzuar edhe pistoletën e kalibrit 7.65 mm dhe tre fishekë. Me vendim të prokurorit i vetëdorëzuari është dorëzuar në mbajtje, ndërsa një i dyshuar tjetër gjendet në arrati.