Nesër fillon “oda e Llapushës” NULL NULL 31.07.2015 11:44 31.07.2015 11:44 Më 1 dhe 2 gusht, komuna e Malishevës organizon Festivalin Folklorik mbarëkombëtar “Oda e Llapushës”- edicioni i dytë. Festivali organizohet në kuadër të shënimit për ditët e mërgatës. “Oda e LLapushës” ka karakter garues dhe në të do të prezantohen vlera të mirëfillta të folklorit shqiptar. Vendtakimi me pjesëmarrësit në Shtëpinë e Kulturës “ Tahir Sinani “, në orën 17:00, ndërsa defilimi i grupeve, shoqërive kulturore-artistike, rapsodëve do të bëhet më 1 gusht, në orën 18:00, duke filluar nga Rruga “Hamdi Berisha“ pran KEDS-it deri të Sheshi i Dëshmorëve në qendër të qyteti. Krahas festivalit do të organizohet edhe Panairi artizanal. Në festival do të marrin pjesë rapsodë, grupe folklorike, Shoqëri kulturo-artistike dhe grupe të valleve, transmeton Klan Kosova.