Promovohet “Pediatria” për studentët e stomatologjisë NULL NULL 31.07.2015 11:06 31.07.2015 11:06 Në hapësirat e telemedicinës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës është promovuar libri “Pediatria (për studentët e stomatologjisë)” të autorëve Mehmedali Azemi dhe Mujë Shala me bashkëpunëtorë . Gjatë promovimit, recensentët thanë se ky libër është bërë për nevoja të studentëve të stomatologjisë në Kosovë dhe është një ndihmesë e madhe për ta sepse librat e tillë i kanë munguar Fakultetit të Mjekësisë. Rëndësia e “Pediatria” për studentët e stomatologjisë është se se një kapitull i tërë i është kushtuar sëmundjes së gojës. Në këtë akvititet morrën pjesë shumë mantelbardhë, njofton Klan Kosova.