Danimarka – kampione e botës në hendboll (VIDEO) NULL NULL 27.01.2019 19:09 27.01.2019 19:09 Përfaqësuesja e Danimarkës në hendboll e ka mposhtur atë të Norvegjisë me rezultat 31:22. Kjo fitore e bën Danimarkën kampione të botës në hendboll, transmeton Klan Kosova. Ndeshja e cila u zhvillua në arenën sportive ‘Jyske Bank Boxen’ të Danimarkës, përfundoi para pak çastesh. E veçantë është se Danimarka për herë të parë ka fituar titullin e kampionatit botëror. Kujtojmë se në gjysmëfinale Danimarka kishte mposhtur Francën me rezultat 38-30, ndërsa Norvegjia ishte më e mirë se Gjermania me 31-25. klankosova.tv