Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Turqia po planifikon të nisë një hetim ndërkombëtar rreth vrasjes së Khashoggit

NULL NULL
22.01.2019 13:17

Shteti i Turqisë ka njoftuar se është duke planifikuar nisjen e një hetimi ndërkombëtar rreth vrasjes së gazetarit arab, Jamal Khashoggi.

Siç shkruan AlJazeera hapat e mëtutjeshëm do të ndërmerren në ditët në vijim, transmeton Klan Kosova.

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu ka thënë se Arabia nuk i ka ndarë informacionet me shtetin turk që lidhen me vrasjen e gazetarit.

Khashoggi një ish kritik i Mbretit të Arabisë Saudite, Mohamme bin Salman është vrarë më 2 tetor në konsullatën e Arabisë në Stamboll.

Turqia e ka quajtur si “vrasje me paramendim” ekzekutimin e tij.

lajme të ngjashme