Inspektorët shëndetësorë në grevë për paga NULL NULL 22.01.2019 11:00 22.01.2019 11:00 Inspektorët shëndetësorë, të pakënaqur me nivelin e pagave, dje kanë hyrë në grevë të përgjithshme. Sipas tyre, është e papranueshme që pagat të jenë më të vogla se të infermierëve, raporton Ekonomia Online. Diana Shehu-Devaja, anëtare në këshillin grevist ka thënë prapa kamerave se grevën do ta vazhdojnë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre. “Inspektorati shëndetësor sot ka hyrë në grevë për shkak të mos barasvlerësimit të pagës me pagën e profesionistit shëndetësorë, meqenëse ngritja jonë profesionale është mjek, farmacist, stomatolog dhe të gjithë janë farmacist shëndetësorë. Janë të licencuar që 5 vjet si punëtor shëndetësor, janë anëtarë të odave, ju kanoset rreziku për humbje të licencës pas 5 viteve, sepse odat kërkojnë së paku 2 vite me punu në profesion”, ka thënë Shehu-Devaja. Ajo i ka thënë EOse si profesionist janë të diskriminuar për shkak që sipas saj paguhen më pak se sa një infermiere. Inspektorët paralajmërojnë që greva do të vazhdojë nëse kërkesat e tyre nuk do të realizohen. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 1 orë më parë
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 6 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 9 orë më parë