Nuk ka rëndësi sa vjeç je, boshllëku në zemrën tënde i krijuar nga mungesa e babait sërish të dhemb… NULL NULL 19.01.2019 17:45 19.01.2019 17:45 “Për një baba që moshohet, asgjë nuk është më me vlerë se sa prezenca e vajzës së tij pranë”. “Nuk ka rëndësi se sa vjeç je, boshllëku në zemrën tënde i krijuar nga mungesa e babait sërish të dhemb”. “Sa më shumë të rritesh, aq më shumë do të kuptosh se babai yt po bëhet më i mençur”. “Pavarësisht se sa vjeçe mund të bëhet ajo, ndonjëherë një vajzë thjesht ka nevojë për babanë e saj afër”. “Duaji prindërit e tu. Ndonjëherë ne jemi kaq të zënë duke u rritur, saqë harrojmë se edhe prindërit tanë janë duke u moshuar”. “Ai ishte një baba dhe kjo është ajo që bëjnë baballarët. Ata e mbrojnë atë që duan nga disa ngjarje të dhimbshme që mund të ndikojnë tek ata për gjithë jetën”. “Çdo baba, nëse gjen kohë për të reflektuar mbi prindërimin e tij, mund të bëhet një baba shumë herë më i mirë”. “Nja baba është personi, tek i cili ti shikon shpesh, pavarësisht se sa i gjatë bëhesh”. “Ndikimi më i madh në fëmijërinë e dikujt është padyshim roli i babait të vet”. “I dashur baba në parajsë, është koha që unë ta harroj të shkuarën si dhe gjithë gabimet që mund të kem bërë në të shkuarën. Unë e di se ti po më ndihmon duke mbajtur larg meje njerëzit e gabuar dhe duke më afruar me njerëzit e duhur në jetë. Ti je duke mbyllur dyert e mia të vjetra dhe duke hapur mundësi të reja për mua. E di që çdo zgjedhje e jotja është për të mirën time dhe unë të besojë plotësisht…”./bota.al