Çfarë bëjnë krejt çiftet por s’e pranojnë? NULL NULL 02.01.2019 12:00 02.01.2019 12:00 Dashuria e vërtetë nuk është ashtu si paraqitet në komeditë romantike, por jeton në gjërat e vogla që njerëzit i bëjnë e që i bën ata të pandashëm e “NJË” shpirt. Më poshtë janë disa nga situatat që pothuajse të gjitha çiftet i bëjnë e që në një formë ose tjetër e deklarojnë dashurinë e tyre pa thënë “Të dua”…sepse dashuria e vertetë nuk ka nevojë për fjalë, transmeton Klan Kosova. Bëjnë thashetheme për çiftet e tjera dhe gjithmonë dalin në konkluzionin se janë çift më i mirë se të tjerët Mendojnë emrat për fëmijët e tyre të ardhshëm I japin njëri-tjetrit nofka të çuditshme I dërgojnë njëri-tjetrit mesazhe erotike kur tjetri është në takime zyrtare Ankohen për gjëra të vogla në mënyrë që partneri i tyre të kujdeset për ta si për një fëmijë E pyesin njëri-tjetrin edhe për gjëra si “çfarë kam në shpinë? I marrin erë rrobave të partnerit kur ai/ajo është larg Bëjnë fytyra të çuditshme kur ata bëjnë fotografi bashkë Debatojnë për gjëra të vogla sepse pajtimi është shumë i “ëmbël” Mendojnë se si do të jenë si çift kur të plaken Ndodh që kalojnë gjithë ditën në shtrat duke ngrënë ushqime dhe parë filma