Restaurime në Kalanë e Beratit dhe Kishën e Shën Triadhës NULL NULL 28.07.2015 17:38 28.07.2015 17:38 Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro inspektoi punimet në Kalanë e Beratit, ku ka nisur puna për restaurimin e murit të pjesës perëndimore të kalasë, i shkatërruar ndër vite. Projekti i restaurimit është hartuar nga specialistë të Monumenteve të Kulturës, duke ndërhyrë në pikat kryesore ku dëmtimet janë më të mëdha. Për ruajtjen dhe restaurimin e mureve të kësaj trashëgimie kombëtare është vënë në dispozicion një fond prej 2 milionë e 900 mijë lekë të reja akorduar nga Bashkia e Beratit.