Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

11 arsye përse duhet të vazhdoni të jeni shokë me Ish-in tuaj

NULL NULL
26.07.2015 17:54

Njëra nga gjërat më të këqija kur përfundon një lidhje është fakti se ju po humbisni një njëri që keni qenë aq të afërt me të.

Keni investuar një pjesë të madhe të jetës tuaj për ta njohur atë dhe pastaj, fatkeqësisht, gjithçka rrënohet – merr fund.

Por, ka shumë arsye përse duhet të tentoni të mbesni shokë me ish-at tuaj, shkruan Metro, transmeton Klan Kosova.

Do të kaloni kohë të mirë me ta, duke mos pasur më sherr mes jush, por kjo është e mundur vetëm nëse lidhja përfundon në pajtim të njëri-tjetrit.

Një vetëdije e përbashkët se tashmë është konsumuar lidhja juaj.

Ish i dashuri/a juaj lehtësisht mund të bëhet shoku/shoqja më i/e mirë që ndonjëherë keni pasur.

 

Ja disa arsye përse nuk duhet t’i dëboni ata nga jeta:

  1. Ju i keni dashur ata për një arsye, apo jo?
  2. Ata e kapin shpejt sensin tuaj të humorit
  3. I njohin hilet tuaja
  4. Nuk i humbisni as familjen e tij/saj nëse keni kaluar mirë me ta
  5. Ata gjithmonë do ju japin këshillën më të mirë
  6. Keni kujtime të shumta së bashku
  7. Ia ruani shpinën njëri-tjetrit
  8. Iu bën të ndjeheni mirë (Ishit të pjekur mjaftueshëm për të mbetur shokë)
  9. S’e bezdisni më njëri-tjetrin
  10. Prishja me partnerët e ardhshëm bëhet shumë më e lehtë
  11. S’keni përse i bëni “delete” të gjitha fotot që i keni së bashku në Facebook

klankosova.tv

 

lajme të ngjashme