Bianchi përkujtohet nga vozitësit e Formula 1 NULL NULL 26.07.2015 15:48 26.07.2015 15:48 Vozitësi i Formula 1, Jules Bianchi është nderuar nga vozitësit e kësaj kategorie para garës së Grand Prix në Budapest. Francezi ndërroi jetë në moshën 25 vjeçare pas aksidentit që e la në gjendje kome për një periudhë. Dëmtimet që morri në tru ishin të parikuperueshme edhe pse ndodhej nën përkujdes intensiv shëndetësor. Ai vdiq të premten e shkuar, ndërsa kolegët e tij e përkujtuan atë sot duke u kapur krah për krah me njërin tjetrin në nderim të tij. Vdekja e tij ishte e para nga një aksident në këtë garë, prej kur në vitin 1994 Ayrton Senna humbi jetën, transmeton Klan Kosova.