Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rexhep Hoti nderon sportistët që nxorën Kosovën të parën për Çmimin e Madh të xhudos

NULL NULL
11.11.2018 17:53

Kosova ka zë vendin  e parë me më së shumti medalje në garën për Çmimin e Madh të Xhudos në Tashkent të Uzbekistanit.

Ndërsa koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti ka shprehur falënderime për sportitstët të cilët siç ka thënë ai treguan shpirt luftarak, njofton Klan Kosova.

”Kosova doli e para me më së shumti medalje në Grand Prix të xhudos në Tashkent të Uzbekistanit. U përkulemi sportistëve tanë të mrekullueshëm që treguan shpirt luftarak për ta vënë emrin e Kosovës të parin në listë”, shkruan ai në facebook, njofton Klan Kosova.

lajme të ngjashme