Vdes ish-konkurrentja e sezonit të parë në The Voice NULL NULL 01.11.2018 14:00 01.11.2018 14:00 Një ish-konkurrente e The Voice me emrin Beverly McClellan, ka vdekur tragjikisht në moshën 49-vjeçare, transmeton Klan Kosova. The Blast raporton se ajo vdiq pasi u ndesh me kancerin. Në momentin e vdekjes, ajo ishte e rrethuar nga të dashurit dhe partnerja e saj Monique. Beverly ishte e treta në sezonin e parë të The Voice dhe ishte pjesë e ekipit të Christina Aguilera.