Mikroplastika gjendet në 90 për qind të kripës NULL NULL 18.10.2018 22:00 18.10.2018 22:00 Mikroplastika u gjet në kripë deti disa vjet më parë. Hulumtimet e reja tregojnë se mikroplastikë ka në 90 për qind të markave të kripës së tryezave në mbarë botën, njofton Klan Kosova. Nga 39 markat e kripës të testuara, 36 prej tyre kishin mikroplastikë, sipas një analize të re nga studiuesit në Korenë e Jugut dhe Greenpeace East Asia. Duke përdorur studimet paraprake të kripës, kjo përpjekje e re është e para e shkallës së saj për të parë përhapjen gjeografike të mikroplastikës në kripën e tryezës dhe korrelacionin e tyre me atë se ku ndotja plastike gjendet në mjedis. “Gjetjet sugjerojnë se gëlltitja njerëzore e mikroplastikës nëpërmjet produkteve detare është fort e lidhur me emetimet në një rajon të caktuar”, tha Seung-Kyu Kim, profesor i shkencave detare në Incheon National University në Korenë e Jugut. Mostrat e kripës u analizuan nga 21 vende në Evropë, Amerikë Veriore dhe Jugore, Afrikë dhe Azi. Të tre markat që nuk përmbajnë mikroplastikë janë nga Tajvani (kripë detare e rafinuar), Kina (kripë e rafinuar e shkrirë) dhe Franca (kripë deti e papërpunuar e prodhuar nga avullimi diellor). Studimi i ri është i pesti për kripë, i botuar në vitet e fundit. Të tjerë janë bërë në Spanjë, Kinë, Shtetet e Bashkuara dhe nga një grup nga Franca, Britania dhe Malajzia. Studimi u botua këtë muaj në revistën Environmental Science & Technology