Vdes modelja e njohur 21-vjeçare NULL NULL 17.10.2018 11:20 17.10.2018 11:20 Modelja e njohur britanike, Mairead O’Neill, është ndarë nga jeta në moshë shumë të re ende në rrethana të mistershme. 21-vjeçarja është gjetur e vdekur natën e kaluar pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta shpëtuar. Në media po komentohet fakti që modelja kishte qenë në gjendje shumë të keqe që pas vdekjes së nënës së saj e cila u nda nga jeta 10 muaj më parë. Shefja e agjencisë së modelingut, Cathy Martin, e cila kishte punuar me Mairead për gjashtë vjet, tha se ajo kishte premisa të mëdha. Duke folur për lajmin tronditës të vdekjes së Mairead, Cathy tha për Belfast Live: ‘Nuk e dimë tamam se çfarë ka ndodhur, por ajo po kalonte një periudhë shumë të vështirë pas vdekjes së të ëmës, që nuk i mbijetoi dot kancerit’, shkruan TCh, transmeton Klan Kosova. ‘Kishte shumë mbështetje, por zemrën e kishte copë. Është kaq e trishtë të mendosh se edhe ajo u largua nga kjo jetë për t’iu bashkuar së ëmës’.