Lansohet traileri i filmit të ri të James Bond (VIDEO) NULL NULL 23.07.2015 11:18 23.07.2015 11:18 Është lansuar traileri më i filmit më të ri të James Bond që titullohet “Spectre”. Ky trailer është 2 minuta e gjysmë ndërsa Daniel Craig luan për herë të katërt rolin e superagjentit. Gjatë muajit mars, ishte lansuar një pjesë më e shkurtër e këtij traileri. Në këtë trailer jepet një përshkrim i shkurtër i asaj çka pritet të shihet në film derisa ai do të shfaqet për herë të parë në kinematë britanike me 26 tetor, transmeton Klan Kosova. Fansat e këtij filmi kanë reaguar menjëherë në rrjetet sociale duke shprehur mendimet e tyre lidhur me këtë trailer ku shumica janë shrpehur se filmi është i jashtëzakonshëm ndërsa ka pasur edhe prej tyre që kanë thënë se është prishur magjia e filmit pas daljes së këtij paralajmërimi se çka do të ketë në film.