Këngëtarja arrestohet për shpërndarje të heroinës NULL NULL 13.10.2018 23:00 13.10.2018 23:00 Ish-garuesja e American Idol, Antonella Barba, u arrestua këtë javë pasi po përpiqej të shpërndante heroinë, shkruan TMZ, transmeton Klan Kosova. Këngëtarja 31-vjeçare, u arrestua të premten në Virxhinia, megjithëse incidenti dyshohet se u bë të enjten. Antonella po përballet me një akuzë penale për shpërndarje të heroinës prej 100 kg ose më shumë. Data e gjykimit është caktuar për javën e ardhshme.