Rita Ora, Bebe Rexha dhe Dua Lipa shkëlqejnë në American Music Awards (FOTO) NULL NULL 10.10.2018 11:02 10.10.2018 11:02 Tre shqiptaret Bebe Rexha, Dua Lipa dhe Rita Ora ‘pushtuan’ tapetin e kuq të American Music Awards mbrëmjen e së martës (9 tetor). Bebe ishte nominuar në dy kategori por nuk arriti të rrëmbejë asnjë çmim në eventin emadh muzikor. Ndërsa këngëtarja u shfaq si prezantuese në mbrëmjen e madhe së bashku me Florida Georgia Line. 29-vjeçarja dukej mahnitëse në tapetin e kuq e veshur me një fustan bardh e zi me temina dhe me flokët bjonde. Dua Lipa shkëlqeu në tapetin e kuq e veshur me një fustan të bardhë. Ajo u nominua në kategorinë ‘Artisja e re e vitit’ por nuk fitoi. Ndërsa Dua dha një performancë fantastike të këngëve të saj ‘One Kiss’ dhe ‘Electricity’. Rita Ora, e cila njihet për guximin në përzgjedhjen e veshjeve, dukej absolutish fantastike, 27-vjeçarja u shfaq në tapetin e kuq e veshur me një fustan të zi që i rrinte perfekt.