Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Australia do ta eliminojë kancerin e qafës së mitrës

NULL NULL
03.10.2018 09:30

Australia do te shndërrohet në vendin e parë që do të eliminojë tërësisht kancerin e qafës së mitrës, në qoftë se vaksinimi dhe shifrat e ekzaminimit vazhdojnë me këtë ritëm.

Kjo sëmundje mund të çrrënjoset si problem i shëndetit publik brenda 20 vjetësh, është bërë e ditur nga hulumtuesit.

Aktualisht parashikohet që ky lloj i kancerit të cilësohet si “sëmundje e rrallë” në Australi deri në vitin 2022, kur edhe pritet që shifrat të bien në gjashte raste në 100,000 persona.

Sipas shkencëtareve kjo vjen falë programeve progresive shtetërore për parandalimin e kancerit të qafës së mitrës.

lajme të ngjashme