Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Emergjenca e renovuar, Drejtori i Shërbimit Spitalor thotë se gjithçka tani është nën monitorim

NULL NULL
17.09.2018 13:21

Drejtori i Shërbimit Spitalor Universitar të Kosovës, Basri Sejdiu, e ka mirëpritur hapjen e repartit të renovuar të QKUK-së në Prishtinë.

Ai ka thënë për Klan Kosova se i tërë sistemi i trajtimit në qendrën emergjente, tani është ndryshe nga siç ishte në të kaluarën.

Veç tjerash ai ka pranuar se përveç pajisjeve të reja dhe stafit të ri në QKUK, së shpejti pacientët do të furnizohen falas me barna, njofton Klan Kosova.

”Komplet sistemi i trajtimit në qendrën emergjente do të jetë ndryshe. Të gjitha drejtimet dhe konsultimet e pacientëve do të jenë të monitoruara”.

”Të gjitha pajisjet që janë të nevojshme për ofrimin urgjent janë prezent, po ashtu kemi bërë edhe shtim të stafit”.

”Arsyeja ka qenë sigurimi i pacientëve”.

”Siç dihet ka pasur ngecje tek furnizimi i barnave, kishte skadim të kontratave. Ato probleme që janë të njohura nga e kaluara iu ka ardhur fundit. Pacientët tani do të furnizohen me barna falas, blerja e tyre do të marr fund”.

lajme të ngjashme