Ministri Ismaili mirëpret pranimin e OFK-së në Federatën Internacionale të Farmacisë NULL NULL 02.09.2018 21:21 02.09.2018 21:21 Ministri i Shëdetësisë, Uran Ismaili, e ka mirëpritur vendimin e Kongresit Botëror të Farmacistëve, që edhe Oda e Farmacistëve të Kosovës të jetë me të drejta të plota, pjesë e Federatës Internacionale të Farmacisë. Përmes një prononcimi në llogarinë e tij në facebook, Ministri Isamili ka thënë se zhvillimi i farmacisë po ndihmon dhe plotëson angazhimin për reforma në shëndetësinë e Kosovës, njofton Klan Kosova. ”Lajme të mira nga Glasgoë ku po mbahet Kongresi Botëror i Farmacistëve. Oda e Farmacistëve të Kosovës ?? është pranuar me të drejta të plota në Federatën Internacionale të Farmacisë. Tani edhe Kosova, respektivisht Oda e Farmacistëve do të jetë pjesë e rrjetit ndërkombëtarë të farmacistëve. Zhvillimi i farmacisë në vend plotëson angazhimin për reforma në sektorin shëndetësor.✅ Urime”.