Ministri Shala uron Federatën e Shenjtarisë NULL NULL 20.07.2015 11:37 20.07.2015 11:37 Ministri i Sportit, Kujtim Shala ka uruar drejtuesit e Federatës së Shënjtarisë me rastin e pranimit në Federatën Evropiane. Ai ka përgëzuar të gjithë ata që kanë kontribuuar për arritjen e këtij suksesi të jashtëzakonshëm. Ministri ka ofruar përkrahjen e tij në avancimin e sportit në arenën ndërkombëtare. “Pranimi i juaj me të drejta të plota në Federatën Evropiane, është një lajm i mirë për sportin e Kosovës. Ky është edhe një hap tjetër i rëndësishëm, që ndihmon dhe përshpejton ndërkombëtarizimin,njohjen dhe afirmimin e sportit kosovar në arenën ndërkombëtare”, ka theksuar Shala, duke u zotuar se MKRS-ja do të mbështesë në vazhdimësi sportin e Kosovës në afirmimin e tij në rrafshin ndërkombëtar, transmeton Klan Kosova.