Vdes Aretha Franklin NULL NULL 16.08.2018 16:11 16.08.2018 16:11 Mbretëresha e muzikës soul, Aretha Franklin, ka vdekur në moshën 76 vjeçare, përcjell Klan Kosova. Ylli i himneve “Respect” dhe “Chain of Fools” vdiq sot në shtëpinë e saj në Detroit, ndërkaq lajmin për Associated Press e konfirmoi përfaqësuesi i saj. Kënga e lartpërmendur, “Respect”, e realizuar më 1967, ishte shndërruar në melodi të të drejtave të njeriut dhe lëvizjeve për fuqizimin e grave. Franklin po ashtu ishte gruaja e parë që u fut në Rock & Roll Hall of Fame.