Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Përleshje në Gjakovë, gjuajtje me armë e arrestime

NULL NULL
19.07.2015 15:28

Janë arrestuar tre persona në Gjakovë pasi që të njëjtit, dje gjatë ditës, u përleshën mes vete, transmeton Klan Kosova.

Njëri nga të tre, kishte shtënë edhe me armë zjarri.

Të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar trajtim i nevojshëm mjekësor, derisa policia në raportin zyrtar nuk tregon asgjë rreth arsyes së përleshjes.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja të kalibrit 9 mm.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

lajme të ngjashme