Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Talenti nëntë vjeçar i shahut fiton të drejtën e qëndrimit në Britani bashkë me familje

NULL NULL
14.08.2018 17:24

Familjes të një talenti 9 vjeçar të shahut që jeton në Londër, i është dhënë e drejta për të qëndruar në Britani.

Nëntë vjeçari, Shreyas Royal, ishte para largimit nga vendi bashkë me prindërit e tij, pasi që të atit i kishte skaduar viza e punës, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Klan Kosova.

Në një postim në faqen e tij në Facebook, Shreyas festonte lejeqëndrimin në Britani duke thënë, “kënaqësi absolute për të gjithë ne”.

Shreyas, i cili luan për Battersea Chess Club, ka lindur në Indi por u shpërngul në Britani me familje, kur  ishte tre vjeç pasi babai i tij – një menaxher projekti  IT, iu ofrua një punë atje.

Zyra e Jashtme, ia ka mundësuar  babait të Shreyas për të aplikuar për një vizë tjetër 5 vjeçare, pa e lënë Mbretërinë e Bashkuar për shkak të “rrethanave të jashtëzakonshme” të talentit të djalit.

Battersea Chess Club, i themeluar në vitin 1885, mirëpriti vendimin e Zyrës së Jashtme  me një deklaratë në faqen e saj të internetit.

Fushata e Shreyas për qëndrim në Britani ishte mbështetur gjithashtu nga ligjvënësi Rachel Reeves, i cili shkroi në Twitter përpara vendimit se “Shreyas është një nga më të mirët dhe më të zgjuarit” dhe bëri thirrje  që dëbimi i tij të ndalet.

Në një shkrim në Facebook të hënën, Shreyas njoftoi se pas performancës së tij në kampionatin britanik të shahut është renditur i dyti në botë për grupmoshën e tij.

 

 

 

 

 

 

 

 

lajme të ngjashme