Pianistet virtuozë nga Izraeli, luajnë me pesë duar në dy piano NULL NULL 09.08.2018 19:42 09.08.2018 19:42 Festivali i muzikës “ Gabala “, i cili po mbahet në Azerbejxhan, po e shënon përvjetorin e dhjetë jubilar të themelimit. Në këtë organizim, performancë të jashtëzakonshme dhanë pianistët nga Izraeli të njohur me emrin “MultiPiano”. Shikuesit patë mundësinë të përcjellin shfaqjen e tyre duke luajtur tetë duar në dy piano, e nganjëherë luanin me dhjetë duar. Sipas euronews.com, kjo është pjesë e koncertit Bach-Vivaldi në A minore. (Nota A- minore). Sipas pianistit Tomas Lev, i cili udhëheq edhe shkollën e muzikës Buchmann-Mehta, kjo formë ishte shumë e njohur sidomos gjatë shek 19-të. Ka pasur grupe muzikore që kanë luajtur me 6 duar, 8 duar në dy piano, por ishte harruar për një kohë. Qëllimi i grupit ka qenë për të rikthyer këtë formë të paraqitjeve, transmeton klankosova.tv. Israeli ‘MultiPiano’ virtuosi play with 5 hands on two pianos | Euronews