Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ilir Latifi, çekan i vërtet

NULL NULL
18.07.2015 21:16
Luftëtari i luftërave të lira me të gjitha gjymtyrët Ilir Latifi ka arritur edhe një fitore në UFC.

Ai vetëm brenda 56 sekondave arriti që të mposhtë kundërshtarin e tij Stringer.

Latifi e filloi duelin me një goditje të fortë drejt kundërshtarit, i cili u mundua që të kundërpërgjigjet me disa goditje në drejtim por që nuk kishin efekt.

Latifi i tregua shumë i fortë duke shpërndarë disa goditje të njëpasnjëshme të cilat bënë që gjyqtari të ndërpres duelin, transmeton Klan Kosova.

“Është ndjenjë e mirë kjo që nga ndeshja e fundit kur e kisha, fitorja është e rëndësishme dhe atmosfera të cilën patën rastin ta shohin tifozët” është shprehur Latifi pas duelit.

lajme të ngjashme