Mënyra alternative për trajtimin e djegieve të lëkurës NULL NULL 02.08.2018 22:28 02.08.2018 22:28 Trajtojini djegiet e diellit me metoda natyrale. Mund t’i gjeni lehtësisht dhe nuk kushtojnë shumë. Qumësht Proteinat e qumështit janë jashtëzakonisht qetësuese për djegiet e çdo lloji. Përzieni një pjesë të qumështit me ujë dhe një grusht kubash akulli. Thithni lëngun me një fasho të pastër dhe mbajeni në zonën e djegur për 15-20 minuta. Kos Vendoseni në lëkurë dhe shpërlajeni. Nëse është e nevojshme aplikojeni disa herë. Çaj Zieni pak caj dhe lëreni të ftohet. Kur të jetë ftohur lyeni një fasho me çaj dhe aplikojeni në lëkurë. Tërshërë Vëndosni tëshërë në ujë dhe me anë të një fashoje lyeni sipërfaqen e djegur. Drithëra prej misri Formoni një pastë të lëngshme me drithëra dhe ujë dhe aplikojeni në lëkurë. Uthull Bëni dush dhe ndërkohë derdhni rreth gjysmë shisheje me uthull molle në zonën e djegur. Perime të ngrira Merrni një qese me bizele të ngrira dhe mbajeni ku jeni djegur. Domate Shtypini domatet përmes një site për të mbledhur lëngun, pastaj thithni lëngun me një fasho të pastër dhe aplikojeni ku jeni djegur.