Çka duhet të dini për gjidhënien në ditët e para të foshnjes NULL NULL 02.08.2018 19:00 02.08.2018 19:00 Bright portrait of a mom breast feeding baby over window lighting.; Shutterstock ID 1052568782; Purchase Order: - Nënat që sapo kanë sjellë në jetë një fëmijë janë goxha të shqetësuara, veçanërisht nënat e reja. A po fle sa duhet?, a është duke u ushqyer sa duhet?, a është temperatura në rregull?, a është gjidhënia ne rregull? … e shumë pyetje tjera kalojnë nëpër kokën e një nëne. Pasi të kenë lindur nënat fillojnë edhe gjidhënien, e ndër pyetjet më të shpeshta tek to është edhe a ka mjaftueshëm qumësht foshnja. Mjekët kanë dhënë një përgjigje rreth kësaj. Në qoftë se ndjeheni rehatshëm gjatë gjidhënies dhe foshnja juaj duket e lumtur si dhe lagë pelenat, atëherë gjithçka është ne rregull. Gjate 48 orëve të para, bebet mund të kënë dy apo tre pelena të lagura. Ndërsa duke filluar nga dita e pestë duhet të kenë pelenat e lagura deri në gjashtë herë në ditë.