Mposhtni lodhjen nga kjo recetë magjike! NULL NULL 03.09.2018 16:15 03.09.2018 16:15 Bashkë me ditët e vapës mund të vijë edhe lodhja! Ndiheni të sfilitur dhe gjithnjë ju mungon energjia? Zgjidhjen kërkojeni në natyrë, sepse ajo jep gjithmonë përgjigjen e duhur, transmeton Klan Kosova. Portokallin qërojeni dhe priteni në copa të vogla. Gjethet e hithrave dhe luleradhiqes pastrojini mirë në ujë të rrjedhshëm. Në blender vendosini aronian, dredhëzat, portokallin e gjethet e hithrave e luleradhiqes bashkë me tërshërën e ujin. Masën miksojeni mirë për të paktën 30 sekonda derisa të krijohet një masë e lëngshme e trashë. Më pas shtojeni mjaltën dhe miksojeni edhe 10 sekonda të tjera. Smoothie-n e përgatitur hidheni në enën përkatëse dhe konsumojeni ngadalë. Sipas dëshirës, mund të përgatitni edhe sasi më të madhe të pijes, të cilën duhet konsumuar kryesisht në orët e paradites, shkruan meshije, transmeton Klan Kosova..