Lëngu i thanave lufton diabetin dhe plakjen NULL NULL 13.07.2018 19:00 13.07.2018 19:00 Është koha kur thanat, frutat e vogla me ngjyrë të kuqe pushtojnë tregun dhe na “thërrasin” t’i provojmë shijen. Të ëmbla apo të tharta, një gjë është e sigurt: ky frut me përmasa të vogla është tepër shërues dhe rekomandohet të konsumohet nga të gjithë. Nëse jeni nga ata që nuk e preferojnë shijen e thartë, ne kemi një zgjidhje: lëngu i thanave, recetën e së cilit do ta gjeni më poshtë. Përbërësit: 1 kg thana 2 litra ujë 300 gr sheqer (ose më pak/shumë, në varësi të shijes suaj) Përgatitja: Fillimisht lani thanat. Në enën ku do të përgatisni lëngun shtoni ujë dhe sasinë e thanave. Tenxheren e lini në nxehtësi maksimale derisa të fillojë të vlojë dhe më pas shtoni sheqerin. Lëreni të ziejë për rreth 30-45 minuta derisa uji të ulë volumin e tij, pra nga 2 litra në 1,5 litra. Gjatë kësaj kohe e përzieni nga pak lëngun, shkruan Shije.al. Fikni shporetin dhe lëreni lëngun e thanave të ftohet paksa. Më pas mund ta servoni dhe ta shijoni! Vlerat e frutit të thanës: Përmban rreth 9% sheqer, acide organike, vitaminë C Lufton plakjen Ka veti anti-oksiduese Kuron sëmundjet kardiovaskulare dhe diabetin