Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vdes gruaja që vrau djalin e saj katër vjeçar

NULL NULL
14.07.2015 22:25

 

Magdalena Luczak, dy vite më parë është dënuar për vrasjen e djalit të saj katër vjeçar, Daniel.

Të martën, ajo është gjetur e vdekur në burgun HMP Foston Hall, transmeton Klan Kosova.

29 vjeçarja që kishte pranuar se e kishte kryer vrasjen, sot është gjetur pa shenja jete në qelinë e burgut.

Ajo dhe partneri i saj Marisz Krezolek janë dënuar në gusht të vitit 2013, për vrasjen në mënyrë brutale të katër vjeçarit.

Daniel përpara se të vritej është rrahur, torturuar dhe e kishin lënë pa bukë për ditë të tëra.

Daniel ishte mbyllur në një kuti të vogël në të cilin kishte qëndruar i “burgosur” për së paku pesë muajt e fundit të jetës së tij.

Çifti për të zbutur erën e rëndë, kishin përdorur aromatizues, e për pak sa nuk janë mashtruar policët kur kishin shkuar në dhomën në të cilin kishte vdekur katër vjeçari.

Gjykatësja e këtij rasti, Laura Cox, e përshkruan mënyrën e vrasës së Daniel,si shumë mizore. Vrasje kjo sipas saj, e kryer nga njerëz që e dinin shumë mirë se çfarë po bënin.

 

nana2

 

 

lajme të ngjashme