Si të përgatisni perimet pa iu humbur vlerat ushqyese NULL NULL 07.06.2018 17:30 07.06.2018 17:30 Nëse dëshironi që perimet gjatë zierjes mos të humbasin vlerat ushqyese apo ngjyrën ndiqni këshillat e mëposhtme. Në tenxhere me kapak duhet të kemi ujë të bollshëm dhe të lihen në zjarr deri në pikën e vlimit ndërsa perimet duhen prerë në copëza të vogla e të rregullta. Hedhja e perimeve pak nga pak, në ujin që vlon – për të mos e ulur së tepërmi temperaturën e ujit që është në vlim. Të mos bëhet mbyllja me kapak – avulli që del nga zierja merr me vete qeliza ngjyruese, të cilat duke mbetur do të “ngjyrosnin” vetë perimet. Të hiqet me anën e një rrjete kulluese masa e perimeve të ziera dhe të kalohet drejtpërsëdrejti në një enë me ujë dhe akull për ftohje (ky veprim bllokon zierjen dhe oksidimin që i bëjnë perimet me ngjyrë të shëmtuar). Për konsum perimet mund të rihidhen për pak sekonda në ujë që vlon ose të skuqen në tigan apo edhe duke i shtuar në gjellën që është në përgatitje për t’u servirur e nxehtë (pas kalimit nxehtë-ftohtë perimet qëndrojnë më mirë edhe për një konsum të ardhshëm).