Neymar takon Michael Jordan NULL NULL 14.07.2015 19:15 14.07.2015 19:15 Ylli i Selecao ka realizuar një endërr të kahmotshme kur u takua me kampionin e NBA, Michael Jordan derisa ishte me pushime në Las Vegas këtë javë. Kapiteni i Brazilit, Neymar është duke shijuar pushimin e tij veror pas një sezoni që në fund të fundit përfundoi në zhgënjim për Selecao në Copa Amerika të muajit të kaluar. Por ylli i Barcelonës i cili ndihmoi ekipin e tij të klubit për një historik të trefishtë sezonin e kaluar është në mënyrë të qartë duke shijuar kohën e tij jashtë nga presionet e lojës pasi ai vazhdoi pushimet e tij në Las Vegas gjatë kësaj jave. 23-vjeçari, përfshirja e të cilit në Copa America përfundoi me një karton të kuq,javën e kaluar ka qenë duke bërë miq të famshëm në Shtetet e Bashkuara, transmeton Klan Kosova. Duke takuar yjet e basketbollit, Trevor Ariza dhe James Harden, Neymar ka arritur të përmbushë një ëndërr gjatë gjithë jetës duke takuar yllin më të famshmë të të gjitha kohërave, kampionin e gjashtëfishtë të NBA, Michael Jordan.