Plagosje në Skënderaj NULL NULL 13.07.2015 15:23 13.07.2015 15:23 Një person është plagosur me armë zjarri në rrugën “Ilaz Kodra” në Skënderaj, njofton Klan Kosova. Lajmin e ka konfirmuar për Klan Kosovën edhe zëdhënësi i policisë së Kosovës, për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti. “Është plagosur një person me armë zjarri, por motivet e këtij rasti ende nuk dihen ”, ka thënë Zahiti. Ai ka bërë me dije se i plagosuri tashmë është dërguar për tretman mjekësor në QKUK në Prishtinë.