Truqe themelore të grimit që do t’ua lehtësojnë jetën e secilës femër NULL NULL 14.05.2018 23:35 14.05.2018 23:35 Aplikimi i grimit është një proces i përpiktë që këkron vërtetë kohë. Për fat të mirë, ka disa truqe që mund të ju ndihmojnë të shkurtoni kohën që keni kaluar në rutinën tuaj të bukurisë deri në minimum – dhe të krijoni pamjen e përsosur me shumë pak përpjekje. Këtu po ju paraqesim 11 këshilla themeloe të grimit që çdo femër duhet t’i dijë. Aplikoni llajnerin e lëngshëm mbi verzionin e lapsit Nëse keni vështirësi të krijoni vijën në kapakun e syrit me llajner, së pari përdorni një laps për të vizatuar skicën. Llajneri i lëngshëm do të përshtatet aq mirë mbi lapsin saqë nuk do ta gaboni formën. Ky është një proces që ua lehtëson shumë punën. Jepni qerpikëve volum më të madh me anë të pudrës Ky truk i thejshtë do të rrisë vëllimin e çdo maskare. Përdorni nëj brushë për të vënë pak pudër në qerpikët tuaj, dhe më pas aplikoni maskara. Kjo do të bëjë qerpikët tuaj të duken shumë më të plotë. Përdorni maskara nëse nuk keni llajner Falë përbërësve të ngjashëm dhe qëndrueshmërisë, maskara mund të përdoret edhe si llajner. Ju nevoitet vetëm një brushë e hollë e makeup – it. Si të vizatoni sytë me formë të përsosur ‘sy maceje’: Pastroni buzët pas pastrimit të dhëmbëve Butësisht fshini apo fërkoni buzët me një brushë të thatë të dhëmbëve. Kjo do të ju ndihmojë të pastroni lëkurën e vdekur dhe t’i bëni buzët më të holla. Gjithashtu do të nxisë qarkullimin e gjakut në buzët, duke shkaktuar fryerjen e tyre. Si rezultat, buzët do të bëhen më të buta, më të plota dhe më sensuale. Ringjallni maskarën me ujë të nxehtë Shtoni disa pika ujë të vluar në maskarë, mbylleni dhe shkundni mirë atë.