Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pesë stile këpucësh që duhet t’i keni (FOTO)

NULL NULL
10.05.2018 16:29

Pjesë e mëngjesit përderisa bëheni gati të niseni për punë është edhe përzgjedhja e rrobave qeë do t’i vishni.

Natyrisht gjithe dukja juaj duhet të kombinohet me një palë këpucë të duhura, e të rehatshme.

Më poshtë ju sjellim disa nga stilet më të preferuara për një ditë pune.

Modeli klasik i takeve të zeza

Asnjëher nuk mund të jeni gabim me nje palë take të zeza me maje. Janë lehtë të kombinueshme dhe mund t’i vishni me pantallona gjithashtu edhe me fustane.

L.K. Bennett

Take ngjyrë krem

Ngjashëm me klasiket e zeza edhe këto janë lehtësisht të kombinueshme. Preferohen të vishen në stinët e ngrohta, si dhe ju japin iluzionin e këmbëve më të gjata.

Jimmy Choo

Këpucë të rrafshta të stilit “mashkullor”

Janë të rehatshme për orarin e gjatë të punës si dhe duken tejet elegante.

Zara

Sandale me take të larta

Nëse i preferoni taket e larta ju sugjerojme sandale me rripa të thjeshtë. Këto të mbathura funksionojnë për punë njëkohësisht edhe për dalje pas punës.

Stuart Weitzman

Këpucë të rrafshta me dizajne

Keni përzgjedhur rroba njëngjyrëshe? Ju preferojmë që ta përfundoni dukjen me një palë të rrafshta me dizajne të ndryshme.

Jenni Kayne

 

 

lajme të ngjashme