Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vajza ja sa herë duhet t’i ndërroni reçipetat!

NULL NULL
07.05.2018 23:00

Është në fakt një debat mjaft i zgjatur në kohë: Sa herë duhet t’i ndërrojmë reçipetat? A duhet t’i ndërrojmë çdo ditë apo duhet që t’i ndërrojmë më rrallë duke qenë se nuk bëhen aq pis sa të mbathurat?

Megjithatë, duket se më në fund kemi një përgjigje. Autori Jene Luciani, në librin “The Bra Book” (Libri i gjinjëve), ka treguar gjithçka që duhet të dini lidhur me këtë pjesë të trupit, që nga mënyra se si duhen mbajtur reçipetat tek trajtimet që duhet të përdorni.

Në këtë libër, lidhur me shpeshtësinë e të larit të reçipetave, ekspertët tregojnë se është e domosdoshme që ju t’i ndërroni ato çdo ditë, shkruan blitz.al. Me pak fjalë, kur ju zgjoheni në mëngjes dhe ndërroni të brendshmet tuaja, të njëjtën gjë duhet të bëni edhe me reçipetat.

Në libër thuhet se kjo nuk duhet bërë vetëm për higjienën por edhe për një formë më të mirë të gjoksit, duke qenë se djersitja mund të shkaktojë probleme në varjen e gjoksit, çka mund të ndodhë edhe prej faktit që ju nuk i ndërroni shpesh reçipetat.

lajme të ngjashme