Një në tri gra heq unazën e martesës para intervistës për punë NULL NULL 05.05.2018 18:47 05.05.2018 18:47 Po thuaje një në tri gra heq unazën e fejesës apo të martesës para një interviste për punë sipas një studimi më të fundit, përcjell Klan Kosova. Përderisa është ilegale që punëdhënësit t’i pyesin kandidatët për statusin e tyre martesor, shumë gra frikësohen se dhënia e kësaj informate mund t’ua ulë gjasat që ta sigurojnë një punë. Prandaj, si rezultat i kësaj ato veprojnë kësioj në mënyrë qe ta shmangin përmendjen e këtij detaji gjatë intervistës. Sipas hulumtimit të kryer nga Credit Angel, 29% e grave tentojnë që ta parandalojnë një diskriminim të tillë, ndërkaq studimi sugjeron që një unazë mund të japë indikacione se gruaja që e bart atë ka më shumë gjasa që të mbetet shtatzënë dhe të kërkojnë pushim të lehonisë.