Djokovic mbetet kampion në Wimbledon NULL NULL 12.07.2015 18:31 12.07.2015 18:31 Djokovic është përsëri kampion i Wimbledon-it. Ai sot arriti që ta mbrojë titullin përballë Federer, të tretin në përgjithësi në garën më të vjetër të tenisit. Pas një epërsie deri në dy gejme nga Federer, serbi Novak Djokovic arriti që të rikthehet fuqishëm në setin e parë, duke barazuar atë dhe më pas e fitoi më rezultat 6:7. Seti i dytë ishte shumë dramatik ndërsa në fund arriti që atë ta fitojë Federer në tajbrejk me 7:6. Kushtet atmosferike ishin shumë të përshtatshme për t’u zhvilluar ky meç edhe pse pati një ndërprerje të vogël nga shiu. Të tretin set e fitoi prapë serbi me 6:4, kurse edhe në setin e katërt u dëshmua më i mirë, pasi shfrytëzoi edhe favorin e tij kryesor – moshën. Ai setin final e përmbylli me 6:3, duke u rikonfirmuar si më i miri i sportit të bardhë. Ndërsa mbret i këtij sporti vazhdon të mbes zvicerani Roger Federer me 17 turne të mëdhenj të fituar.