Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sonte në Ferizaj premiera e “Verterit”

NULL NULL
27.04.2018 12:38

Shfaqja teatrore për të rinj, “Verteri”, e shkruar nga Johann Wolfgang Goethe, sonte në ora 20:00 do të shfaqet premierë në teatrin “Adriana” të Ferizajt, nga regjisori gjerman Stefan Schletter.

Në shfaqje janë angazhuar aktorët Jajush Ramadani, Milot Salihu e Edona Berisha Bekteshi. Skenografinë dhe kostumet do t’i realizojë Nora Jentzsch. Ndërsa Kushtrim Shemsedini, do të jetë përgjegjës për muzikën.

Shfaqja realizohet si bashkëpunim teatror i teatrit “Adriana” nga Ferizaj, Qendrës Multimedia nga Prishtina dhe teatrit Pfalzbaubühnen nga Ludëigshafeni.

“Ne dëshironim të gjenim një temë universale që paraqet më shumë ngjashmëri se sa ndryshime në një botë të globalizuar. Dashuria është tema më universale që ne mundëm të gjenim për të rinjtë. Ajo është pa kufij dhe pa kohë”, tha regjisori Schletter, njofton Klan Kosova.

Përpos në Kosovë, shfaqja do të shfaqet edhe në Maqedoni, Gjermani e Shqipëri.

klankosova.tv

lajme të ngjashme