“Zgjohuni” me hitin e Aviciit (VIDEO) NULL NULL 21.04.2018 20:55 21.04.2018 20:55 Mëngjeseve, të gjithë jeni në nxitim e sipër për të shkuar në shkollë, në punë apo për të nisur aktivitetin e një dite të re. Disa nuk e nisin dot ditën pa muzikë, pasi kjo ndikon drejtpërdrejt në humorin e tyre, transmeton Klan Kosova. Por, ka disa këngë që janë më të këshillueshme të dëgjohen në mëngjes sesa disa të tjera. Lista është e gjatë, por kryesorja – sidomos pas ikjes së Aviciit nga kjo jetë është “Wake Me Up”. “Wake Me Up” nga Avicii është kënga e cila ka potencialin që të bëjë mëngjesin tuaj më të bukur. Titulli i këngës përkthehet “Më zgjo” dhe duket se kënga e arrin këtë në mënyrë perfekte. Ritmet fantastike të DJ dhe teksti i thjeshtë i këngës e kanë kthyer këtë të fundit në një superhit që aktualisht numëron mbi 1 miliard klikime në Youtube. klankosova.tv