Përse na flihet më shumë gjatë pranverës? NULL NULL 10.04.2018 11:00 10.04.2018 11:00 Nëse ngriheni me zor nga shtrati, keni gjithnjë gjumë dhe sytë mbyllen vazhdimisht gjatë ditës, jeni në zemër të pranverës! Por përse ndodh kjo? Mësojeni… Simptomat flasin qartë: lodhje kronike, presion i ulët i gjakut, mungesë dëshire për t’i bërë gjërat. Të gjitha këto janë shenjat e pakëndëshme të pranverës. Rezultati? I vetmi aktivitet që keni vërtetë dëshirë të bëni është të rrini shtrirë dhe të shihni seriale. Epo, ndodh sepse hormonet po bëjnë punën e tyre, trupi po përjeton një punë intensive për shkak të orëve të gjata të dritës dhe temperaturave që po ngrihen, shkruan Living.al. Veçse, nëse i kushtoni trupit kujdesin që i duhet, gjendja do të përmirësohet shpejt. Pra, duhet të jeni të kujdesshëm në ushqim dhe të përpiqeni të bëni sado pak lëvizje fizike. Nga ana tjetër, stresi përson lëkundjet e tij gajtë kësaj kohe prandaj duhet të jeni të vendosur ta luftoni. Mos harroni të përkëdhelni veten me pak çokollatë të zezë, gjatë ditës.