Mëngjesi perfekt, smothie me mollë NULL NULL 29.03.2018 11:00 29.03.2018 11:00 Ky smoothie me mollë është thjesht fantastik dhe ju kujton shijen e ëmbëlsirave me mollë. Kombinimi i erëzave me gjalpin e kikirikut dhe ëmbëlsinë natyrale të rrushit të thatë do t’iu lër pa mend. Eshtë i shkëlqyer nëse planifikoni të keni një dite aktive dhe ju duhen shumë energji. Si çdo smoothie tjetër, bëhet gati në pak minuta. Përbërësit 1 mollë mesatare 1/3 kupë tërshërë 1/2 kupë kos 1 & 1/4 kupë qumësht 1/4 kupë rrush i thatë 1 lugë gjellë (tbs) gjalpë kikiriku Pak pluhur arrë moskati Kripë Kanellë Përgatitja Bashkoni të gjithë përbërësitë bashkë përveç kanellës dhe arrës së moskatit dhe kalojini në blendër për 2-3 minuta në shpejtësi mesatare. Servireni në gota ose kavanoz dhe spërkateni me kanellë dhe arrë moskati sipër nëse dëshironi. Shpejt, thjesht, shëndetshëm, shijshëm.