Cleveland mposht Toronton – James shkëlqen përsëri (VIDEO) NULL NULL 22.03.2018 10:49 22.03.2018 10:49 Cleveland Cavaliers ka mposhtur rivalin më të madh në Lindje, Toronto Raptors me rezultat 132-129, njofton Klan Kosova. Edhe këtë herë Kalorësit e Clevelandit i falen megayllit të tyre, LeBrom James, i cili servoi një tjetër shfaqje të jashtëzakonshme me 35 pikë dhe plotë 17 asistime. Më i miri tek Raptors ishte Kyle Lowry me 24 pikë e shtatë asistime. “Për të qenë krejt i sinqertë, kurrë nuk kam parë diçka të tillë”, ka thënë Larry Drew, zëvendës-trajneri i Cleveland, duke përshkruar lojën e James, njofton Klan Kosova. klankosova.tv