Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pas pretendimeve të PDK-së për pagat në QKMF, reagon Komuna e Gjilanit

NULL NULL
07.03.2018 10:13

Pas pretendimeve të PDK-së në Gjilan, se punëtorët shëndetësorë në QKMF janë pa paga për pothuajse gjashtë muaj, Komuna e Gjilanit ka reaguar ndaj këtyre deklarimeve.

”Pagesa për punëtorët është vazhdimësi dhe bëhet në periudha kohore të caktuar nga palët nënshkruese të marrëveshjes në bazë të participimit nga ana e tyre”.

”Komuna e Gjilanit nuk do t’u mbetet borxh as edhe një cent këtyre punëtorëve”, thuhet në sqarimin e drejtorit të Qendrës Kryesore së Mjekësisë Familjare në Gjilan, Fejzullah Berisha, njofton Klan Kosova.

Sipas zyrtarëve komunalë është viti i tretë me radhë që këta punëtorë ofrojnë shërbime shëndetësore për qytetarët e komunës së Gjilanit, për të gjithë ata pacientë të cilët janë të palëvizshëm, raste të rënda dhe të atyre të cilet janë pa përkujdesje shtëpiake, ku ekipet e tona shkojnë në shtëpi dhe i kryejnë të gjitha shërbimet shëndetësore të nevojshme.

lajme të ngjashme