Ismaili fillon funksionalizimin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore NULL NULL 06.03.2018 13:19 06.03.2018 13:19 Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka nisur punën në funksionalizimin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, me ç`rast sot edhe zyrtarisht iu ka dërguar kërkesë të gjithë akterëve të përcaktuar me ligj, për të propozuar emrat e tyre që do të jenë pjesë e bordit të këtij Fondi. Lajmin ai e ka bërë të ditur me anë të një postimi në Facebook. “Porsa të marr propozimet, më së largu më 12 mars, unë do t’i dërgoj emrat për miratim në Qeveri.Bordi i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, si organi më i lartë vendimmarrës, do të jetë përgjegjës të mbikëqyrë veprimtarinë dhe ligjshmërinë e punëve të Fondit”. “Është detyrë e imja si ministër që të mbroj qytetarët nga varfërimi për shkak të shpenzimeve në shërbime shëndetësore, andaj themelimi i këtij Bordi na ofron një hap më shumë drejt arritjes së këtij qëllimi.Brenda dy vitesh të këtij mandati, edhe qytetarët e Kosovës do të jenë të mbuluar nga sigurimet shëndetësore”, ka shkruar ai, transmeton Klan Kosova.