Mposhtni depresionin me fruta e perime NULL NULL 06.03.2018 17:00 06.03.2018 17:00 Vaktet e ushqimit me fruta, perime dhe bizele, zvogëlojnë rrezikun e depresionit nga më shumë se 10 për qind. Kështu zbulojnë gjetjet e reja nga një studim i fundit në SHBA, ndërsa në raport theksohet se gjasat e njerëzve për të zhvilluar çrregullimin e shëndetit mendor reduktohen deri në 11 përqind, njofton Klan Kosova. Ata që hanë një dietë tipike perëndimore, e cila është e pasur me ushqime të përpunuara dhe sheqer, janë më në rrezik të vuajnë nga depresioni, shton hulumtimi. Hulumtimet e mëparshme potencojnë se shumë ushqime të freskëta prodhojnë përfitime për shëndetin mendor të njerëzve duke përmirësuar disponimin e tyre, duke u dhënë atyre më shumë energji dhe duke i ndihmuar ata që të mendojnë qartë, njofton Klan Kosova.