Përfitimet e mëdha nga shega NULL NULL 18.02.2018 16:30 18.02.2018 16:30 Studime shkencore të realizuara së fundmi rreth përfitimeve mjekësore nga shega kanë vënë në pah dobitë që mund të kemi nga ky frut. Në kokrrat e shegës është zbuluar një lëndë që quhet punicalagins, një antioksidant që e përmban vetëm shega. Qendrat shëndetësore prestigjioze në SHBA e rekomandojnë shegën dhe lëngun e saj për disa sëmundje: Parandalimin e sëmundjeve të zemrës. Parandalimin e Kancerit, veçanërisht kancerin e prostatës dhe të gjirit tek femrat. Për uljen e kolesterolit në gjak. Parandalon mbipeshën. Lufton dëmtimin e qelizave; parandalon degradimin e ADN-së qelizore Kujdes, shega ka ndërveprim me ilaçet e ndryshme Shega është e pasur me vlera ushqimore si kripra minerale, Vitamina C, Vitamine K, Vitamina B6, fibër, etj. Theksohet se shega ka ndërveprim me ilaçet e ndryshme, prandaj duhen konsultime me mjekun për njerëzit e sëmurë.